- Kjo lende ka te bej me dizajnimin dhe zhvillimin e sistemeve inteligjente multimediale. Lenda eshte e perbere prej tri moduleve: 1) Insfrastruktura teknologjike, 2) Web 2.0 platformat si dhe 3) Algoritmat per inteligjence ne web. Kjo lende ju dedikohet studenteve te vitit te trete ne drejtimin Informatike e aplikuar ne UVE ne Peje.
Qëllimi kryesor i kësaj lënde është t'ju ofroj studentëve njohuri mbi konceptet bazike në lidhje me sistemet kompjuterike dhe arkitekturat e tyre. Fillimisht kjo lëndë do të fokusohet në makro perspektivë mbi sistemet kompjuterike moderne dhe më pas do të vazhdojë me mikro perspektivë në lidhje me Njësinë qendrore procesorike (CPU), memorjen, hyrje/daljet etj. Gjatë kësaj lënde studentët do të mësojnë edhe setet e instruksioneve për adresim dhe funksione tjera bazike në procesor. Prandaj vëmendje e vecantë do ti kushtohet programimit në asembler duke shfrytëzu simulator.
Kjo lëndë ofrohet për studentët e vitit të dytë të Universitetit të Vizionit Evropian në Pejë. Gjuha e ligjerimit do të jetë gjuha shqipe. Lënda do të ligjerohet përmes videokonferencës.
Kjo lëndë do të shërbej si hyrje në teknologjitë multimediale të bazuara në XML duke bërë zhillimin e aftësive bazike, krijimin e dijes dhe teknikave të nevojshme për krijimin e materialeve interakive për përdorim në WWW. Fillimisht studentëve do t’ju ofrohen njohuri mbi XML-in dhe gjuhët e bazuara në XML si SMIL dhe SVG, video, veglat mbi zhvillimin e përmbajtjes të mediat digjitale. Nga studentët pritet të krijojnë aplikacione interaktive duke përdorë softwerin dhe gjuhët programuese si Java, PHP, XMLSpy ediorin, RSS editorët si dhe vegla të tjera. Në fund të lëndës studentët do të jenë në gjendje të krijojnë prezentime komplekse multimediale duke i shfrytëzuar tenologjitë e sipërpërmendura. Kjo lëndë do t’ju ofroj studentëve një përvojë të mirë mbi çështjet e dizajnit, programimit, interakcionit dhe komunikimit efektiv visual duke përdorë teknologjitë multimediale të bazuara në XML.
Qëllimi kryesor i kësaj lënde është të ju ofroj studentëve njohuri bazike mbi sistemet operative. Sistemi operativ është ndërfaqje (ang. interface) n ë mes shfrytëzuesit dhe programeve të tij në njërën anë dhe hardware-it kompjuterik në anën tjetër. Përgjegjësia kryesore e sistemit operativ është të menaxhoj dhe ndaj resurset kompjuterike. Fillimisht gjatë kësaj lënde studentët do të njihen me aspektet historike të zhvillimit të sistemeve operative. Më pas studentët do të njihen me konceptet bazike të sistemeve operative: proceset, bllokimet, menaxhimi i memories, hyrje-daljet, sistemet e fajllave (ang. file systems) dhe siguria. Poashtu studentët do të njoftohen me llojet e ndryshme të sistemeve operative sic janë apo për kartela të mencura (ang. smart card), sistemet operative multimediale, si dhe ato për kompjuterikë mobile.
Kjo lëndë ligjerohet për studentët e vitit të tretë të Universitetit të Vizionit Evropian. Ligjeratat do të mbahen përmes videokonferencës me anë të Skype.
